Në Russian House of Beauty kujdesi për lëkurën shkon përtej estetikës – është një përvojë rehatie dhe sigurie. Ofrojmë dy metoda moderne për heqjen e qimeve, të përshtatura sipas dëshirës dhe nevojave të çdo klienti:
💠 Depilim me dyll – një teknikë klasike, efektive dhe e shpejtë që lë lëkurën të butë e të lëmuar për disa javë. Përdorim produkte me cilësi të lartë për të reduktuar irritimet dhe për të siguruar një eksperiencë sa më komode.
💠 Depilim me laser Diode IN-MOTION D1 – zgjidhja më inovative për reduktimin afatgjatë të qimeve. Me teknologji të avancuar dhe aparatura të certifikuara, ky trajtim ofron rezultate të qëndrueshme, duke bërë që qimet të bëhen gjithnjë e më të holla dhe të pakta, deri në eleminim pothuajse total. Është i përshtatshëm për zona të ndryshme të trupit, si për femra ashtu edhe për meshkuj, duke garantuar rehati maksimale dhe efikasitet të lartë. 
Tek ne, higjiena, profesionalizmi dhe personalizimi i trajtimeve janë gjithmonë prioritet. Qoftë për një zgjidhje të shpejtë apo për një rezultat afatgjatë, ne kujdesemi që lëkura juaj të duket e bukur, e lëmuar dhe e shëndetshme.
WhatsApp us